
“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”.
Kështu ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, të martën.
Kjo pasi të hënën disa zjarrfikës bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, shkuan në Shqipëri në ndihmë për shuarjen e zjarreve.
Shqipëria ka qenë e kapluar nga zjarret e mëdha ditëve të fundit.
Krerët institucionalë dhe opozita e falënderuan Kosovën për ndihmën e ofruar. /Insajderi.com