Ministri i Bujqësisë ka një njoftim për fermerët

Ministri i Bujqësisë ka një njoftim për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa përmes një video mesazhi drejtuar fermerëve, ka treguar se në këto gjashtë javë janë realizuar pagesat për 2,941 fermerë në vlerë prej 7.9 milionë euro.

Krahas kësaj, ai i ka njoftuar fermerët dhe agrobizneset vendore se shumë shpejt do të shpallen edhe programi për zhvillim rural dhe programi për pagesa direkte 2020.