Ministri i Drejtësisë nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Isa Mustafës pas arrestimit të Haki Rugovës

Ministri i Drejtësisë nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Isa Mustafës pas arrestimit të Haki Rugovës

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, nuk ka dashur të komentojë lidhur me deklaratat e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas arrestimit të nënkryetarit të kësaj partie, njëherësh edhe kryetar në komunën e Istogut, Haki Rugova, njofton Insajderi.

Ai tha se me të ardhur në krye të kësaj ministrie, ka punuar që të shtyejë përpara moton që politika t’i mbajë duart larg drejtësisë.

“Nuk kam koment për asnjë deklarate, por unë mëtoj ta shtyjmë përpara këtë moto që ‘Politika t’i mbajë duart larg drejtësisë’”, ka deklaruar Selimi.

Kryetari i Istogut, Haki Rugova, është arrestuar mbrëmjen e së premtes nën dyshimet për keqpërdorim pozite dhe konflikt interesi.

Dje është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Rugovës, ku është vendosur që kryetarit të Istogut t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak. /Insajderi.com