
Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë ishte së bashku me presidentin e vendit, Hashim Thaçi në vizitë te liqeni i Ujmanit në Mitrovicën Veriore.
Tahiri përmes një postimi në Facebok tha se ëndrra e tyre për një Kosovë sovrane është realizuar.
“Ishte nder i veçantë që të jem pjesë e delegacionit të Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Thaçi, në vizitën e tij në Bernjak dhe në Ujman. Ëndrra jonë për një Kosovë sovrane dhe kompakte, është bërë realiteti ynë i përhershëm”, shkroi Tahiri.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga liqeni i Ujmanit nga veriu i Kosovës.
Ai në vizitën që i bëri këtij liqeni tha se Kosova është sovrane dhe mohoi mundësinë e ndarjes së kësaj pjese të Kosovës për të ju bashkuar Serbisë.
“Është një vizitë krejt normale në mrekullitë e vendit tim që ja vlen për ti vizituar të gjithë qytetarët e vendit tim. Edhe sot nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës dërgoj mesazhin më të mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kosova është një unike e pavarur sovrane.