Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, thotë se nuk heqin dorë nga ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe do të vazhdojnë aktivisht të p" />

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë: Nuk heq dorë nga ekstradimi i Gruevskit

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë: Nuk heq dorë nga ekstradimi i Gruevskit

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq, thotë se nuk heqin dorë nga ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe do të vazhdojnë aktivisht të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend, njofton Insajderi.

Shteti, siç tha ai nuk është i limituar lidhur me atë sa herë mund të kërkojë ekstradimin të personave të cilët janë në arrati.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ta shpallë kushtetues vendimin për tërheqjen e abolimit të ish-presidentit Gjorge Ivanovit është një moment i ri në këto raste. Për ish-kryeministrin deri tani janë parashtruar dy kërkesa për ekstradim, njëra më  20.11.2018 dhe tjetra më 13.6.2019″, tha ai.

“Nga ekstradimi i Gruevskit nuk heqim dorë dhe do të vazhdojmë të punojmë me qëllim të kthimit të Gruevskit në vend”, ka shtuar tutje ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Mariçiq. /Insajderi.com