Ministri i ekonomisë njoftohet për gjendjen në Telekom

Ministri i ekonomisë njoftohet për gjendjen në Telekom

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Telekomit, njofton Insajderi.

Gjatë takimit Nitaj është njoftuar me gjendjen në Telekom, ku u tha se përkundër se kjo ndërmarrje ka filluar të punojë me fitime, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi një pjesë e të hyrave duhet të paguhen çdo muaj ndaj Dardafon-it, si pjesë e shlyerjes së borxhit.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, Nitaj u njoftua se stabiliteti i punës së Telekom-it mund të dëmtohet nga teknologjia e vjetër me të cilën operon dhe mungesa e mirëmbajtjes së kësaj teknike.

“Lajm pozitiv është se pas një kohe të gjatë, Telekomi ka filluar të operojë me fitime”.

Në takim u kërkua shikimi i mundësisë së riprogramit të borxheve që Telekom-i ka ndaj Dradafon-it dhe ndërmarrjeve tjera, dhe uljes së shpenzimeve që Telekom-i të funksionojë si një ndërmarrje profitabile. /Insajderi.com