Ministri i Infrastrukturës thotë se nuk është në dijeni për arrestimin e zyrtarëve të kësaj ministrie

Ministri i Infrastrukturës thotë se nuk është në dijeni për arrestimin e zyrtarëve të kësaj ministrie

Policia e Kosovës sot gjatë ditës ka arrestuar disa persona në ambientet ku po mbahen provimet për patentë shoferë, më saktësisht në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Por për këtë nuk është në dijeni ministri i Infrastrukturës dhe Transporti, Pal Lekaj.Ai ka thënë se deri tani nuk ka ndonjë informacion për arrestimin e zyrtarëve të dikasterit që ai drejton, në ambientet ku po mbahej provimi për patentë shoferë në Stacionin e Autobusëve.

“Ne nuk kemi informacione ende për atë se çfarë ka ndodhur sot. Megjithatë unë e kam ripërsëritur disa herë se Ministria është e hapur për organet e drejtësisë, por pres që ajo të shkoj deri në fund”, ka thënë Lekaj për Telegrafin.

Ndryshe, operacioni policor është duke vazhduar në disa lokacione.