Ministri i jashtëm austriak do ta vizitojë Kosovën

Ministri i jashtëm austriak do ta vizitojë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë, Sebastian Kurz, do të zhvillojë një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilin rast do të qëndrojë edhe në Kosovë.

Ai fillimisht do të vizitojë Bosnjën e Hercegovinën, ndërkaq në ditët në vijim do të vizitojë edhe Kosovën, raporton Insajderi

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe vetë Kurz i cili ka shkruar në rrjetin e tij social Tëitter.

“Në rrugë drejt Sarajevës- do të jetë një javë e gjatë në vizitën time në 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë”, ka shkruar Kurz./Insajderi.com

Kjo nuk është hera e parë që kryediplomati austriak viziton Kosovën.  Ai në janar të vitit të kaluar kishte qëndruar në Prishtinë ku ka takuar lidërët e lartë shtetëror.