Ministri i Jashtëm grek: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm grek: Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, ka deklaruar se shteti grek mbështetë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që siç tha ai, ky vend ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë çështje, njofton Insajderi.

Dendias kështu u shpreh në një deklarim për media pas takimit të mbajtur me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek më tej tha se vendi që përfaqëson vazhdon të mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit, krimit dhe korrupsionit.

“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pikat. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje. Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai. /Insajderi.com