 
                    Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, të premten do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Insajderi.
Kryediplomati grek do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, takimi Gërvalla – Dendias do të zhvillohet nga ora 10:30.
Ndërkaq, ata do të dalin në një konferencë të përbashkët për media pas orës 11:00. /Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          