Ministri i jashtëm grek kërkon ruajtjen e stabilitetit të brishtë të rajonit

Ministri i jashtëm grek kërkon ruajtjen e stabilitetit të brishtë të rajonit

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka shkruar një seri postimesh në Twitter në ditën kur vizitoi Kosovën, shkruan Insajderi.

Ai ka falënderuar kosovarët për mikpritjen dhe ka thënë se vizita e tij në Kosovë do të thotë se Greqia do të krijojë bashkëpunim më tutje.

Dendias ka thënë që rajoni nuk duhet t’i lejojë ndikimet e jashtme që ta prishin stabilitetin, teksa tha se do ta përkrahin plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë.

“Ne nuk duhet t’i lejojmë fuqitë e tjera që ta minojnë stabilitetin e brishtë të rajonit tonë, duke tentuar që të krijojnë sfera ndikimesh apo të provojnë që ta ngulitin veten duke iu referuar afiniteteve kulturore, historike apo fetare. Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme”, ka thënë me tej ai.

Ai po ashtu, tha se Greqia do ta vazhdojë ta përkrah opercionin e NATO-së në një mënyrë fer dhe të paanshme.

“Do të doja që ta nënvizoj përkushtimin e Greqisë në operacionin e gjatë të NATO-s. Do të vazhdojmë që ta përkrahim atë që ta përmbushë mandatin e vet në një mënyrë fer dhe të paanshme”./Insajderi.com