Ministri i Jashtëm i Izraelit për marrëveshjen me Kosovën: Sot po bëjmë histori

Ministri i Jashtëm i Izraelit për marrëveshjen me Kosovën: Sot po bëjmë histori

Kosova dhe Izraeli zyrtarisht kanë formalizuar marrëdhëniet diplomatike, nëpërmjet një ceremonie virtuale mes krye-diplomates së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrit të jashtëm të Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Ky i fundit tha se të dyja shtetet po bëjnë histori, njofton Insajderi.

“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.

Ministri izraelit tha se dëshiron që me Kosovën të bashkëpunojë në shumë fusha, përfshirë fushën e ekonomisë, të shëndetësisë e inovacionit.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem./Insajderi.com