Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë së Kosova ka mbështetjen e Italisë në dialog më Serbinë dhe se duhet të vazhdojë pa pasur frikë, shkruan Insajderi.
Ai ka shtuar se lehtësimi nga Bashkimi Evropian dhe mbështetja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përkrahje e madhe për Kosovën në këtë proces.
“Ia paraqita mbështetjen për dialogun me Serbinë. Inkurajomë Kosovën të vazhdojë përpara për të pasur rezultat. Lehtësimi nga BE dhe mbështetja nga ShBA është përkrahje e madhe. Kosova nuk mund të ketë frikë për dialog por të vazhdojë tutje”, ka deklaruar ai.
Di Maio ka pohuar së liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë shumë shpejtë dhe se Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Bashkimin Evropian.
Ai deklaroi së prioritet për Italinë është rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit.
“E kemi dëshmuar edhe sot me nënshkrimit të marrëveshjes dy palëshe. Me ministren u pajtuam që të vazhdojmë këtë rrugë për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë dhe përafrimi me BE, Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejt. Që të kemi një pajtim në rajon sepse janë instrument i mirë i integrimit në BE”, ka thënë ai.
Ndërsa, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se lidhja mes dyja vendeve është e fortë dhe e vjetër.
Ajo deklaroi së Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në BE, dhe së marrëveshja më Italinë do të ndikojë në investime të huaja direkt nga Italia.
“Italia është mike e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes për eliminim të tatimit të dyfishtë do të bëjë që bashkëpunimi ekonomik të jetë më pak burokratik dhe do të ndikojë për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë”, ka deklaruar ajo./Insajderi.com