Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavror, do të udhëtojë për në Serbi, ku do të diskutojë për dy tema të rëndësishme siç janë zgjidhja e çështjes me Kosovën dhe bashkëpunimi serbo-rus, transmeton Insajderi.
Vizita e tij në Beograd është paraparë të jetë më 28 dhe 29 tetor, ndërsa Sergey Lavrov pritet të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Këtë e ka konfirmuar për ‘Tass’, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
”Është planifikuar një takim me presidentin serb si dhe pjesëmarrja në një ceremoni e cila shënon përfundimin e punimeve të brendshme të Kishës së Shën Sava dhe në ndezjen e zjarrit të njohur si përjetshëm në varrezat për çliruesit e Beogradit”, ka thënë ajo.
Përveç çështjes së Kosovës, temë e diskutimeve do jetë edhe një shkëmbim mendimesh mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. /Insajderi.com