Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka deklaruar se emërimi i Shkurta Aliut në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar nuk është punësim, por emërim.
Shkurta është motra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliut, si dhe ajo vetë është pjesë e subjektit i cili drejtohet nga Albin Kurti, raporton Insajderi.
“Gjithë kjo zhurmë po bëhet për të krijuar një përshtypje për kisne rehatim të partiakëve me qëllime përfitimi material. Kjo po bëhet edhe duke e përdorur fjalën “bord”, në synimin për të krijuar sensacion. Teatri Kombëtar nuk ka bord, ka këshill drejtues. Dhe ky nuk është punësim, por emërim”, ka shkruar ndër tjerash Çeku në Facebook.
Ai shkroi edhe për Shkurta Aliun, pas akuzave që Lëvizjes Vetëvendosje po i bëhen për “nepotizëm”.
“Në atë detyrë e kam emëruar një profesioniste, jo një militante të padijshme. E kam emëruar një regjisore teatri, jo një që nuk e di as ku ka konkurruar, kam emëruar Shkurten e teatrit, jo Shkurten e Vetëvendosjes”. /Insajderi.com
Në lidhje me emërimin e Shkurte Aliut dhe të tjerëve si anëtarë të Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës:…
Posted by Hajrulla Çeku on Wednesday, 12 May 2021