Ministri i Kurtit e quan “hipokrit” qëndrimin e tij për Asociacionin

Ministri i Kurtit e quan “hipokrit” qëndrimin e tij për Asociacionin

Ministri i Qeverisë Kurti II, Goran Rakiq, e ka quajtur “hipokrit” qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të martën duke folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, deklaroi se “nuk mund të ketë asociacion një-etnik”, transmeton Insajderi.

Sipas tij, përveç Kurtit, “qëndrim hipokrit” lidhur me dialogun kanë edhe liderët e tjerë në Kosovë të cilët “nuk po e zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit”.

Rakiq, i cili njëherësh është kryetar i Listës Serbe, ka theksuar se kjo deklaratë e Kurtit “është shuplakë edhe për Bashkimin Evropian”, raporton Tanjug.

“M këtë deklaratë, Kurti në fakt ka treguar publikisht se ai nuk dëshiron dialog dhe nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve, dhe se sjellja e tij deri më tani ka qenë duke vepruar. Kjo është gjithashtu një shuplakë për Bashkimin Evropian nën kujdesin e të cilit po zhvillohet dialogu, ‘marrëveshja’, por edhe donatori më i rëndësishëm dhe më i madh”, ka thënë ai ​​në një deklaratë për media./Insajderi.com