Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë pritet me ceremoni shtetërore nga homologu kosovar

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë pritet me ceremoni shtetërore nga homologu kosovar

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi është pritur me ceremoni shtetërore në Kosovë, njofton Insajderi.

Atë e ka pritur homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.

Dy ministrat parakaluan para gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa u intonuan himnet e dy shteteve.

Pas takimit, të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media./Insajderi.com