Ministri i Mjedisit: Kompanitë e hidrocentraleve e lëshojnë ujin vetëm gjatë vizitave të paralajmëruara

Ministri i Mjedisit: Kompanitë e hidrocentraleve e lëshojnë ujin vetëm gjatë vizitave të paralajmëruara

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka deklaruar se kompanitë që menaxhojnë hidocentralet në Brezovicë ujin e lëshojnë vetëm kur ka paralajmërime se dikush do t’i vizitojë.

Pikërisht, të mërkurën Aliu pati një viiztë në Lumin e Brezovicës e për të cilin tha se “nuk kishte ujë të rrjedhshëm rreth shtratit të tij”, por të enjten e ka vizituar prapë vendin e njëjtë.

“Ne kemi ardh dje pa paralajmërim dje këtu dhe situata ka qenë krejtësisht ndryshe prej kësaj qe kemi sot. Uji ka qenë pothuajse i palëvizshëm dje, sot kemi rrjedhë të ujit. Situata prej orës 5:30 dje dhe asaj sot, është krejtësisht ndryshme. Po ashtu duhet parë edhe pjesën tjetër, dje kemi ecë nëpër të sepse nuk ka pas ujë ndërkaq sot nuk mundemi me ecë. Vizitën që e kemi bërë dje ka qenë për kanalin e betonit që nuk do të duhej të ishte këtu”, ka thënë ai.

Aliu, tha se përgjegjësia për këtë situatë është zinxhirore dhe duhet të analizohet se përgjegjësia e kujt është.

Shtoi se do të shikojnë për mënyrën sesi është dhënë leja për ndërtimin e kanalit në lumin e Brezovicës. /Insajderi.com