Ministri i NISMA’s shkon te shtëpia e Jakup Krasniqit, pengohet nga EULEX-it

Ministri i NISMA’s shkon te shtëpia e Jakup Krasniqit, pengohet nga EULEX-it

Ministri i Mirëqenies Sociale, Skënder Raçica, ka shkuar tek shtëpia e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Por, ai është penguar nga forcat e EULEX-it të cilat janë duke kryer një operacion, njofton Insajderi.

Gjykata Speciale pak më parë e konfirmoi se një bastisje e shtëpisë së Jakup Krasniqit ka filluar në mëngjesë.

Kujtojmë se gjatë muajit shtator, EULEX me urdhërarrest kishte arrestuar krerët e Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. /Insajderi.com