Ministri i Shëndetësisë akuzon Vetëvendosjen për rritjen e rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë akuzon Vetëvendosjen për rritjen e rasteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar drejtpërdrejti Lëvizjen Vetëvendosje për përhapjen e Covid-19 në Prishtinë.

Zemaj duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të VV-së, tha se pandemia Covid-19 ka qitë në kolaps shumë sisteme shëndetësore anë e kënd botës dhe se nuk është imune as Kosova.

Ministri, në replikë me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se është tubimi i Vetëvendosjes me 12 qershor që rriti numrin e rasteve në Prishtinë.

“Dhe tani po të tregoj ty dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës se çka ka bërë COVID-i pas datës 12 qershor vetëm në Komunën e Prishtinës. Total pas datës 12 qershor i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur dhe 826 janë aktivë. Kjo është përgjegjësi e juaj, e papërgjegjësisë që i keni nxjerr ata njerëz, nuk i keni mbrojtur. Nuk e keni respektuar distancën, nuk i keni respektuar masat mbrojtëse. Andaj, kjo është përgjegjësi politike, morale, etike, profesionale”, tha Zemaj