Ministri i Tregtisë takon drejtorin e CEFTA-s: Kërkon heqjen e emërtimit “UNMIK-Kosovo”

Ministri i Tregtisë takon drejtorin e CEFTA-s: Kërkon heqjen e emërtimit “UNMIK-Kosovo”

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në një vizitë zyrtare që po zhvillon në Bruksel, sot ka takuar drejtorin e CEFTA-s, Emir Gjikiq, me të cilin është biseduar për ndikimin e pandemisë COVID-19, në fushën e tregtisë, si dhe për barrierat dhe obligimet që kanë shtetet nënshkruese të CEFTA-s, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të Qeverisë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, me ç’rast ka potencuar faktin se shumë prej tyre nuk po zbatohen nga Serbia, raporton KP.

Gjithashtu, ministri Krasniqi në këtë takim ka kërkuar që emërtimi “UNMIK-Kosovo” të hiqet dhe të jetë vetëm Kosova, po ashtu, të zbatohet marrëveshja për shenjën e konfirmitetit dhe të njihen kualifikimet profesionale.

Ministri Krasniqi, përveç tjerash, në takimin me drejtorin e CEFTA-s, ka kërkuar që t’i bëhet presion Beogradit zyrtar që bizneset dhe prodhimet e Kosovës të mos kenë pengesa gjatë kalimit transit nëpër Serbi. /Insajderi.com