Ministri infektohet me COVID-19

Blerim Kuçi është zyrtari i radhës i lartë i shtetit që është infektuar me COVID-19. Ai thotë se tash “po punoj nga shtëpia”, derisa ka lutur qytetarët për kujdes të shtuar.

Ministri infektohet me COVID-19

Është infektuar me COVID-19 ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, njofton Insajderi.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Kuçi ka treguar se rezultoi pozitiv pasi u testua të dielën dhe “rezultova pozitiv”.

“Pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova pozitiv”, shkruan Kuçi.

“Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”./Insajderi.com