
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, sot ka nënshkruar kontratën për studim të fizibilitetit dhe hartimin e projektit detal të Spitalit të Prishtinës.
Ky projekt u jetësua në bashkëpunim me ministri Yagcillar dhe kompanin e njohur gjermane ICME.
Sipas ministrit Ismaili, realizimi i këtij projekti synon barazi e drejtësi për qytetarët, pasi që gabimet e së kaluarës kanë lënë Prishtinë në harresë.
“Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë njëri nga prioritetet e mia kryesore. Kam qenë i angazhuar që të korrektohen gabimet e të kaluarës që kanë lënë Prishtinën në harresë, kurse qytetarët e Prishtinës pa kujdesin e duhur shëndetësor”, ka thënë Isamili.
Për këtë projekt janë ndarë 7 milionë euro për periudhën tri vjeçare 2019-2021, me mundësi shtimi të buxhetit./Insajderi.com