Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka reaguar ndaj një pankarte të vendosur nga tifozët kuqezi në stadiumin ku është luajtur ndeshja mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Tifozët Kuq e Zi, raporton Insajderi, kishin vendosur një pankartë në të cilën shkruhej se “Greqia është fajtore për gjenocidin ndaj 100 mijë çamëve. Kujtojmë viktimat shqiptare”.
“Natyrisht që nuk ka pasur gjenocid ndaj çamëve”, ka thënë ministri Nikos Ktzias të dielën në një deklarim në Mega Tv, raporton Insajderi.
Ai madje e ka quajtur një pankartë provokative, atë të tifozëve kuqezi në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Sipas ministrit të jashtëm grek, sfida e re në rajon, janë pikërisht nacionalistët shqiptarë të cilët po tentojnë që të minojnë dialogun mes Greqisë dh Shqipërisë dhe të ndalojnë raportin gjithnjë e më progresiv mes vendeve.
Gjatë udhëtimit të fundit në Tiranë, sipas ministrit grek, homologu i tij shqiptar, ka përmendur katër herë faktin se “Shqipëria është besnike ndaj marrëveshjes së Helsinkit dhe i njeh kufijtë e asaj marrëveshje”. /Insajderi.com