Ministri Jashtëm i Italisë: Dialogu mundësi historike për Kosovën dhe Serbinë

Ministri Jashtëm i Italisë: Dialogu mundësi historike për Kosovën dhe Serbinë

Ministri Jashtëm i Italisë, Luigi DI Maio, ka thënë të martën se “dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një mundësi historike për të dy vendet”.

Siç raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, kryediplomati ka deklaruar se “këtë mesazh do ta thotë edhe në Prishtinë”.

Ai aderon sot në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla si dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca – më pas do t’i drejtohet deputetëve të Kosovës me një fjalim.

“Ne japim inkurajim të madh për të vazhduar negociatat për të gjetur një zgjidhje dhe ndërprerje me të kaluarën”, tha Maio në konferëncë për emdia pjesë e së cilës ishte edhe homologu i tij serb Nikola Selakoviç.

Italia si dhe çdo shtet i Bashkimit Evropian nisin për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Një takim i tillë është paraparë në korrik, ku për herë të dytë Allbin Kurti do të takohet me Aleksandër Vuçiqin. /Insajderi.com