shkarkuar 14 konsuj, në mesin e tyre edhe Diellza Hotin. Por, Hoti" />

Ministri Konjufca “shkarkon” edhe konsullën e dorëhequr para pesë ditëve

Ministri Konjufca “shkarkon” edhe konsullën e dorëhequr para pesë ditëve

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka njoftuar sot se ka shkarkuar 14 konsuj, në mesin e tyre edhe Diellza Hotin.

Por, Hoti siç merr vesh Insajderi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë me 15 shkurt.

Në letrën e dorëheqjes Hoti shkruan se largohet nga kjo pozitë për arsye personale.

“Me lejoni të ju njoftoj se për arsye familjare/personale mua më duhet të zhvendosem në Oslo, Norvegji për periudhë të gjatë bazuar në këtë rrethanë do t`a kem të pamundur të vazhdoj punën konform detyrave dhe përgjegjësive në Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara”.

“Prandaj, nga sot e liroj detyrën time duke ju falënderuar për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe korrektësinë e vazhdueshme”, shkruan në letrën e dorëheqjes se Hotit.

Në mesin e 14 konsujve të shkarkuar nga Konjufca është edhe djali i vëllaut të Sami Lushtakut, Festim Lushtaku , i cili në nëntor të vitit të kaluar u emërua konsull në Tiranë./Insajderi.com

Glauk Konjufca shkarkon nga detyra tre bashkëpunëtorët e Behgjet Pacollit