Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në përurimin e Aeroportit të Turqisë, që të zhvillojë edhe një takim interesant.
Në facebook, Lluka ka bërë të ditur se është takuar me yllin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov.
Madje në postimin e tij, Lluka ka shkruar se “Khabibi nuk pranoi që të ndeshet me të”, shkruan Insajderi.
“Me Khabib Nurmagomedov, i cili nuk pranoj në asnjë moment me dal n’ring me mu”, ka shkruar Lluka në facebook.
Ministri i Ekonomisë është pjesë e delegacionit të Kosovës që po merr pjesë në përurimin e Aeroportit të Turqisë.
Në anën tjetër, Khabib që aktualisht është kampion i UFC-së, gjithashtu ka marrë pjesë në këtë event. /Insajderi.com