Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka njoftuar se ekzekutimi i pagesave prej 300 euro për tre muaj për ata që kanë humbur vendet e punë, pas 29 shkurtit e deri më tani, lidhet me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021, njofton Insajderi.
Krasniqi ka lutur qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në Administratën Tatimore të Kosovës, ta bëjnë këtë për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave.
“Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve”.
“Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com