Ka dështuar raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, lidhur me rekomandimet e dala nga ”Raporti për vendin për vitin 2020 i Komisionit Europian”, për shkak të mungesës së ministrit i cili është i infektuar me COVID-19, dhe vazhdon të jetë i izoluar, transmeton Insajderi.
Komisioni Parlamentar për Ekonomi ka miratuar rekomandimet që kanë dalë nga ky raport.
Ndërkaq, edhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë me propozimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ARKEP është shtyrë për ditën e enjte para seancës së Kuvendit.
Kundër shtyrjes së këtij shqyrtimi ishte deputeti Pak Lekaj, i cili tha se është me rëndësi që të zgjidhen sa më parë anëtarët e bordit të ARKEP.
Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka shprehur shqetësimet e tij se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar javën e kaluar në Kuvend, siç tha ai sjell çrregullime në sektorin minerarë. /Insajderi.com