Ministri Kuçi: Pritet në çdo moment të zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Ministri Kuçi: Pritet në çdo moment të zhbllokohen llogaritë e Telekomit

“Janë duke diskutuar që disa ditë. Informatat që i kam është se ky është proces përmbarimor dhe njëra-tjetra hyjnë në obligime. Pritet në këto momente që Dardafoni t’i zhbllokojë xhirollogaritë dhe borxhi të paguhet për disa vite”.

Këtë mesazh shpresë-dhënës për punëtorët e Telekomit e ka bërë ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, gjatë një interviste në Radio Televizionin Publik.

Ai po ashtu tha se janë bërë përpjekje maksimale që të gjendet një zgjidhje afatgjate per Telekomin.

“Sot jemi në gjendje të keqe, por jemi duke bërë përpjekje maksimale që të gjejmë zgjidhje afatgjate për Telekomin. Për fat të keq në momentin kur kam ardhur ministër ka pasuar një vendim të gjykatës që Telekomin e ka future në obligime. Ky proces e fut në obligim Telekomin për të paguar 24 milionë euro Dardafonit”, tha Kuçi.

Po ashtu ai tha se “Bordi ka marrë zotime dhe ne si aksionar kemi hartuar një marrëveshje për subvencione. Telekomi do të hyjë në një marrëveshje disavjeçare për pagesën e obligimeve që ka ndaj Dardafonit. Shpresoj që zgjidhjen e kemi dhe jemi darkordu me Telekomin për këtë zgjidhje afatgjate. Kjo zgjidhje ka të bëjë edhe me uljen e shpenzimeve, pagave dhe kushtet për përformancën e Telekomit”. /Insajderi.com