
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të raportojë këtë të mërkurë para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës.
Raportimi i ministrit Latifi lidhet me menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë.
Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend të ditës të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përveç miratimit të rendit të ditës, do të bëhet votimi i Raportit për monitorimin e Ligjit 05/L-025 për Shëndetin Mendor dhe pika e fundit do të jetë për çështje të pa përcaktuara më parë.
Për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19, Qeveria më 21 janar ka miratuar masat e reja, të cilat janë kritikuar nga njohësit e shëndetësisë dhe partitë opozitare.
Këto masa të ndërmarra janë në kundërshtim me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë./Insajderi.com