Ministri Lekaj pas rehabilitimit ia dorëzon lumin “Lepenc” ministrit Matoshi

Ministri Lekaj pas rehabilitimit ia dorëzon lumin “Lepenc” ministrit Matoshi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten do të dorëzojë lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për media ku thanë se me këtë rast, lumi do të pasurohet me një sasi të peshqve të llojit troftë.

“Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten do të dorëzojë lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi’.

Me këtë rast, lumi do të pasurohet me një sasi të peshqve të llojit troftë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.