Ministri i Zhvillimit Ekonomik, (MZhE), Valdrin Lluka, nga radhët e Alenca Kosova e Re (AKR) gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, kishte zgjedhur të promovonte biznesin e vëllait të tij, Valon Llukës.
Ministri Lluka kishte shkruar se fabrika e kërpudhave, “Oreintal Mushrooms”, biznes ky i vëllau të tij, ka hapur 105 vende të reja të punës, shkruan Insajderi.
“Fabrika më e madhe në Evropë për këtë lloj kërpudhash fillon punë së shpejti”, kishte shkruar Lluka, duke e etiketuar kompaninë “Mabetex Group”, kishte shkruar Lluka.
Mirëpo këtë postim, ministri Lluka e kishte fshirë nga llogaria e tij në Facebook.
Ndërsa Valon Lluka në llogarinë e tij në Facebook, shkruan se kjo është fabrika më e madhe në Evropë.
“105 vende të reja pune në fazën e parë! Fabrika më e madhe në Europë për këtë lloj këpurdhash fillon punë së shpejti”, kishte shkruar Lluka.
Kurse në konkursin e kësaj fabrike thuhet se “Kompania “Oriental Mashrooms” me lokacion në Banullë të Lipjanit është në prag të fillimit të prodhimit të kërpudhave “Eryngii”, prandaj shpall konkurs për këto vende të reja të punës”, thuhet në konkursin për vende të reja të punës. /Insajderi.com