Ministri Lluka tregon kur do të privatizohet Telekomi

Ministri Lluka tregon kur do të privatizohet Telekomi

Ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka folur për çështjen e privatizimit të Telekomit pas shkëputjes së kontratës me Z Mobile.

Lluka për RTV Dukagjini ka përmendur çështjen e privatizimit të Telekomit ku sipas tij, ai institucion, pjesërisht duhet të privatizohet

“Unë mendoj që duhet të privatizohet por jo e gjitha, 49% të mbesin pronë shtetërore ndërsa 51% të privatizohet. Kjo do ti jipte mundësi Telekomit që edhe të zhvillohej”, ka deklaruar Lluka.

Ai ka thënë se procesi i privatizimit do të fillojë vitin e ardhshëm

“Ne me ekspertizën e Bankës Evropiane për ndërtim dhe zhvillim presim që diku në muajin prill apo në fillim të vitit që vjen, të hapet procesi i privatizimit. Diku për katër muaj do të përmbyllet nëse shkon çdo gjë në rregull por prap varet nga rikonstrukturimi se si do të ekzekutohet”, ka përfunduar minstri Valdrin Lluka./Insajderi.com/