Ministri maqedonas flet për transferimin e mundshëm të grupit të Kumanovës në Kosovë

Ministri maqedonas flet për transferimin e mundshëm të grupit të Kumanovës në Kosovë

Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Bojan Mariçiç, tha të premten se nuk është biseduar me autoritetet kosovare për transferimin e mundshëm të të dënuarve në rastin Kumanova.

Theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshje dhe se ka rrugë ligjore që një gjë e tillë të ndodh, por që për momentin nuk ka ndonjë vendim konkret.

“Nuk kemi biseduar për një gjë të tillë. Nuk mundem tani të them asgjë. Ne kemi marrëveshje për një mundësi të tillë me Kosovën, për një transfer të tillë. Megjithatë për momentin nuk ka asnjë vendim”, deklaroi ministri Mariçiç

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 746 vjet burg 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 7 dënime me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet.

Ata janë dënuar për “terrorizëm për përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj në të 2015-tës në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë”./Insajderi.com