Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin Turqisë në Kosovë

Ministri Mehaj priti në takim ambasadorin Turqisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar i cili konfirmojë mbështetjen e Turqisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Ambasadori tha se Turqia do të vayhdojë ta përkrahë FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentët në mënyrë që t’i përmbushë me sukses të plotë synimet e saj.

Nga ana e tjetër, ministri Mehaj e falënderoi ambasadorin Sakar për vizitën e tij duke shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Republikën e Turqisë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së.

Të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të ministrive të mbrojtjes të fuqizohet edhe më tej në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë./Insajderi.com