Ministri Murati nesër në interpelancë për faljen e gjobave për bizneset e prekura nga pandemia

Ministri Murati nesër në interpelancë për faljen e gjobave për bizneset e prekura nga pandemia

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër, e hënë, do të mbajë mbledhjen e radhës, për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Mbledhja do të mbahet duke filluar nga ora 12:00, njofton Insajderi.

Në një nga pikat e rendit të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për faljen e gjobave ndaj bizneseve që kanë shkelur masat kundër përhapjes së Coronavirusit.

Kështu është bërë e ditur nga Kuvendi, përmes një komunikate për media.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Përgatitjet për Seancë plenare:
  3. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  4. Pyetjet parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,
  7. Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  8. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,
  9. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19,
  10. Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./Insajderi.com