Ministri Murati tregon se kur do të dalin 100 eurot shtesë për sektorin privat

Ministri Murati tregon se kur do të dalin 100 eurot shtesë për sektorin privat

Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për punëtorët e sektorit privat.

Murati ka thënë se shpreson që shumë shpejtë të kryhet edhe ky proces.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri javën e kaluar dhe ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu të gjithë 1 nga 1, është dashur të përmbyllet afati dhe po besoj që shumë shpejt do ta kryejnë punën”, tha Murati.

Ndërkohë, ai po mban një konferencë për media lidhur me deklarimin e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës në ATK.

Qeveria e Kosovës më 12 prill ka prezantuar disa masa të reja në kuadër të pakos me qëllim të mbështetjes financiare për qytetarët, në kohën e ngritjes së çmimeve në vend.

Me nga 100 euro për muajin prill si masë e njëhershme janë ndihmuar familjet me asistencë sociale, pensionistët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat dhe studentët.

Vlera totale e të gjitha këtyre masave është mbi 100 milionë euro dhe nga këto masa e kjo shumë do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë./Insajderi.com