Ministri Mustafa komenton përplasjen ndërmjet dy nënkryetarëve të LDK-së

Ministri Mustafa komenton përplasjen ndërmjet dy nënkryetarëve të LDK-së

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përparësinë e mendimit ndryshe, teksa ka komentuar përplasjet brenda LDK-së.

Ai ka thënë se LDK ka hapësirën që njerëzit e saj të mendojnë ndryshe njëri tjetrit.

“LDK e ka përparësinë e mendimit ndryshe brenda partisë. Ne respektojmë njëri tjetrin si koleg partiak”, ka thënë Mustafa në emisionin Frontal të T7.

Ai ka folur edhe ndihmën e qeverisë për fermerët.

“Po mundohemi të iu ndihmojmë fermerëve përmes pjesës së agroimputeve. Perimet e freskëta që po dalin në treg po mundohemi që të jenë sa ma afër qytetarëve përmes supermarketeve”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu ka thënë se shumica e produktit të fermerëve është dhënë në aksion.

“Asnjëherë nuk është paraparë që të kemi një situatë si kjo me Covid 19. Por me pakon emergjente kemi parapa që t’i përkrahim këta fermerë. 52 milionë euro me grande dhe subvencione shpresojmë që të na hyjnë në pjesën e dëmeve”, shtoi ai.

Ministri i LDK në Qeverinë Kurti thotë se bashkëpunimi me kryeministrin është i mirë. Ka thënë se pavarësisht që janë në detyrë puna e menaxhimit po shkon mirë.