Ministri nga Ferizaj përdorë fotografi të vjetra për të treguar suksesin e sotëm të Policisë së Kosovës

Ministri nga Ferizaj përdorë fotografi të vjetra për të treguar suksesin e sotëm të Policisë së Kosovës

Aksioni i Policisë së Kosovës që zgjati gjashtë orë në veri të Mitrovicës është parë si i suksesshëm nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa. Ai duke dashur të tregojë për suksesin ka dështuar me fotografitë që ka publikuar.

Në llogarinë e tij në Facebook për suksesin e aksionit Mustafa ka përdorur fotografi të vjetruara të Policisë së Kosovës. Nuk ka publikuar fotografi nga aksioni i sotëm, shkruan Insajderi.

Fotografit që ai i ka postuar janë të disa viteve më parë dhe përdoren shumë shpesh edhe nga mediat për ngjarje të ndryshme si ilustrime.

Postimi i plotë i tij:

Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e agjencive të zbatimit të ligjit që morën pjesë në operacionet e sotme, si dhe i dëshiroj shërim sa më të shpejtë pjesëtarit të plagosur të Policisë së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme konkretisht Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë realizuar zbatimin e masave të kontrollit dhe arrestimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Dyshohet se këto vepra penale janë kryesisht keqpërdorimi i detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, kontrabandimi por edhe vepra të ndryshme të natyrës së krimit të organizuar.

Operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale. Veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë karakter etnik. Ditë më parë operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë/Prizren.