Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe këtë subjekt për besimin që i kanë dhënë të drejtojë këtë dikaster qeverit" />

Ministri nga PDK thotë se Kadri Veseli është inspirimi i tij

Ministri nga PDK thotë se Kadri Veseli është inspirimi i tij

Ministri i ri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka falënderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe këtë subjekt për besimin që i kanë dhënë të drejtojë këtë dikaster qeveritar.

“Në angazhimin tim politik në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari Kadri Veseli më ka inspiruar gjithnjë me vullnetin dhe përkushtimin e tij për Kosovën”.

Ai ka thënë se ishte privilegj e nder të jetë pjesë e kabinetit të tij dhe e falënderoj për besimin dhe hapësirën për të punuar në adresimin e shumë sfidave që ka vendi ynë”, ka thënë Ismaili.

“Dua ta shpreh mirënjohjen time të thellë për kryetarin Veseli, por edhe për bashkëpunëtorët e tjerë gjatë kësaj periudhe 10-vjeçare në PDK, që më besuan ta udhëheq në këtë mandat Ministrinë e Shëndetësisë”.

“Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të adresuar nevojat që ka ky resor, duke e trajtuar me prioritet të lartë”, ka shtuar ai.