Ministri njofton për masat ndaj mjekut me sjellje çnjerëzore në QKUK që i kërkoi ryshfet pacientit

Ministri njofton për masat ndaj mjekut me sjellje çnjerëzore në QKUK që i kërkoi ryshfet pacientit

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se kanë nisur masat disiplinore ndaj kirurgut Enver Fekajt dhe drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Rifat Bajrami.

“Porsa u njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së se kanë nisur masat disiplinore ndaj Dr. Enver Fekaj, kirurg abdominal dhe ndaj drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, Dr. Rifat Bajrami, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe sjelljes jo korrekte ndaj një pacienti. Përgëzoj menaxhmentin e SHSKUS-së për reagimin e shpejt”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Kirurgu Enver Fekaj, e ka pranuar  se i kishte kërkuar ryshfet pacientit 19-vjeçar, Hysen Ibrahimaj. Madje ai pranon se në rastin e Ibrahimajt ai është tallur.

E gjitha kishte filluar kur pacienti Ibrahimaj kishte një problem me zorrën e trashë dhe me rekomandim të kirurgut kreu operacionin në spitalin privat që i kushtoi 2 mijë euro.

Familjarët kanë thënë se mjeku u kishte thënë që operacionin e dytë do ta kryejë në QKUK pas dy muajve, për shkak se nuk kanë mundësi sërish të shkojnë në spitalin privat.

Lajmin për pacientin 19-vjeçar që i ishte kërkuar ryshfet nga kirurgu Fekajt, mund ta gjeni KËTU./Insajderi.com

Sjellja çnjerëzore e mjekut të QKUK-së: E pranon që kërkoi ryshfet dhe tallet me pacientin