Ministri Reçica u takua me udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Ministri Raçica është takuar me udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Ministri Reçica u takua me udhëheqësit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skender Krasniqi me bashkëpunëtorë. Ministri Reçica dhe z. Krasniqi diskutuan rreth veprimeve të përbashkëta që mund të ndërmerren në këto ditë jo të lehta nëpër të cilat po kalon vendi, si pasojë e pandemisë.

Në këtë takim, ata po ashtu bashkëbiseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe OAK, veçmas në fushën e sektorit privat, i cili është dëmtuar shumë si pasojë e pandemisë. Ministri Reçica, theksoi, se eksperienca profesionale e OAK-ut është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në njoftimin e Odës së Afarizmit të Kosovës thuhet se është folur për ligjin të punës së lehonisë.

Në këtë takim thuhet se është disktuuar për rëndësinë e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizimit të logjit të Punës.

“Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkarisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethahat në të cilat operojmë. Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut, u tha në këtë takim”, thuhet në komunikatën e OAK”,  /Insajderi/

Komunikata e plotë e OAK

OAK kërkon nga ministri Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë. Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndësia e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyçe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

 

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizmin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 % të tyre; nga 600.000 femra në moshë pune vetëm rreth 80.000 janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune.

 

“Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkarisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethahat në të cilat operojmë. Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut, u tha në këtë takim”, thuhet në komunikatën e OAK.

 

Ministri Reçica shpalosi prioritetet e këtij digasteri gjatë këtij mandati, duke veçuar edhe reformat që kanë paraparë si Ministri, duke u shprehur i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me odat, e partnerë të tjerë me qëllim që nëpërmjet kontributit të përbashkët të kemi ligje e rregullore të aplikueshme dhe në përputhje me rrethanat e vendit tonë. Ministri Reçica, theksoi, se eksperienca profesionale e OAK-së është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët.

 

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit, Diamant Elshani – sekretar i bordit dhe Qëndresa Ibrahimi – koordinatore në OAK.