Ministri i Republikës së Kosovës viziton Bujanovcin

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri sot do të vizitojë Bujanovcin, ku do të takojë krerët e kësaj komune dhe krerët politikë në Luginë të Preshevës.

“Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës Abelard Tahiri, nesër me datë 18 Tetor 2017, do të vizitojë Komunën e Bujanocit. Nga ora 9:45, Ministri Tahiri do të takojë Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, për të vazhduar më pas në takimet me përfaqësues të partive politike shqiptare të Luginës”, thuhet në një njoftim të ministrisë.

Tahiri bëhet zyrtari i parë i lartë i qeverisë aktuale që viziton këtë zonë në Serbi të banuar me shqiptarë. Në tentimet e qeverive të kaluara kishte pasur pengesa në vizita e disa ishin realizuar.