![Ministri Sefaj takoi shefen e Misionit të EULEX-it](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/09/ministri-sefaj.jpg)
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim njoftues Shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou. Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it.
Në këtë takim ministri Sefaj ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.
Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou ka shprehur mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.