Ministri, sekretari e mbi 40 mjekë- si u përfshi sistemi i shëndetësisë në ryshfet masiv?

Ministri, sekretari e mbi 40 mjekë- si u përfshi sistemi i shëndetësisë në ryshfet masiv?

Një nga aferat më të famshme është  “Stetna”. Pjesë e kësaj aktakuze janë 64 persona. Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte ndarë procesin gjyqësor në tri raste “Stenta 1”, “Stenta 2” dhe Stenta 3”.

 

Një pjesë e kardiologëve tash e disa vite shkojnë jo rrallë herë në gjykatë pasi që disa prej tyre akuzohen edhe për ryshfet në një rast të madh, që njihet si rasti “Stenta”. Ky hetim i gjerë i Prokurorisë që është i ndarë në së paku tri raste, e ku të akuzuar janë disa pronarë spitalesh private, ish-Ministri I Shëndetësisë, Ferid Agani, ish-Sekretari Permanent i kësaj ministrie, Gani Shabani dhe mbi 40 mjekë, kryesisht mjekë të zemrës, kishte nxjerrë një seri masive dyshimesh për ryshfet.

Kujtim Kërveshi, është një nga avokatët që mbron një spital privat të përfshirë në këtë aferë. Ai ka bindjen se krejt rasti është i ngritur në mënyrë të dyshimtë. Dhe pa prova.

“ Tash imagjinoni që një Prokuror e gjenë atë në kompjuter, edhe me shku me i arrest krejtë ata që dikush i ka përfol në një document brenda kompjuterit të vetë. Kjo është hipokrizi është e pa mundur që kjo provë me qëndru pa pasur prova bindëse të cilat vërtetojnë gur-themelin e saj. Prokuroria e ka selektu kush prej asaj liste duhet me shku në atë aktakuzë e kush prej asaj liste si provë e fortë, gjoja se materiale nuk ka nevojë me shku në aktakuzë. E tash këtu parimi selektiv brenda vetë provës prej prokurorisë ose hetuesve, kur ka me u shpalos në Gjykatë, ka me dal që edhe hetimi jo që ka qene jo-profesional, po ka qenë qaq selektiv, saqë komplet procesin e bënë të padrejtë”, ka thënë avokati Kërveshi.

 

Disa nga provat e Prokurorisë në këtë rast janë SMS-të, që kur u bënë publik shokonin me përmbajtje. “Nëse ke ndonjë pacientë për te maqedont tregom me SMS dhe 500 euro jan tuat”. “Lere t’ja marrin lekët”, “Të hanen e kam një pacient për koronografi. Unë nuk ndalem”, janë vetëm disa nga SMS-të që ishin bërë publik e ku mjekët flsisnin haptazi për marrje të parave nga pacientët që po rrezikonin të vdisnin nga sëmundjet e zemrës.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks