Ministri Selimi njofton se është dënuar për mosrespektim të masave

Ministri Selimi njofton se është dënuar për mosrespektim të masave

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se është dënuar për thyerje të masave anti-Covid nga qeveria, njofton Insajderi.

Selimi ka thënë se edhe pse nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në fund Selimi është shprehur se Kosova e ka policinë tejet profesionale dhe se askush në vend nuk duhet të jetë mbi ligjin./Insajderi.com