
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, ka reaguar pas vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi.
Selimi ka thënë se Krasniqi ka shërbyer me dije dhe profesionalizëm të lartë në sistemin e drejtësisë.
“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë.
Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com