Ministri serb akuzon Viola von Cramonin se “pa fije turpi” po lobon për pavarësinë e Kosovës

Ministri serb akuzon Viola von Cramonin se “pa fije turpi” po lobon për pavarësinë e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë ndryshe veçse njohje reciproke, njofton Insajderi.

Ky deklarim i saj ka ardhur pas që, siç tha ajo, shumica dërrmuese e vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara e shohin këtë opsion si zgjidhje.

Kur ajo u pyet në një konferencë virtuale për raportin e ardhshëm të PE-së nëse ajo lobon për Kosovën, Cramon u përgjigj: “Sigurisht”.

Kundër kësaj deklarate ka dalë ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, duke thënë se Viola von Cramon e pranoi hapur se lobon për pavarësinë e Kosovës.

“Pa asnjë pikë turpi, ajo zyrtarisht e vuri në dyshim kredibilitetin e saj për të qenë ndërmjetësuese objektive e proceseve politike dhe shoqërore në provincën tonë jugore”, tha Selakoviq./Insajderi.com