Ministri serb: Biden do të ushtrojë presion të madh ndaj Vuçiqit për ta njohur Kosovën

Ministri serb: Biden do të ushtrojë presion të madh ndaj Vuçiqit për ta njohur Kosovën

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, Nenad Popoviç, ka deklaruar se pret që presidenti amerikan, Joe Biden, posa të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, të ushtrojë presion të madh ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur shtetin e Kosovës.

Sipas tij, vendet e perëndimit do të kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, para se Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Siç raportojnë mediat serbe, Popoviç është shprehur i bindur se Serbia do të jetë në gjendje t’i përgjigjet atij presioni dhe kështu të mbrojë interesat e saj kombëtare dhe pozicionin ndërkombëtar.

“Nuk është më e njëjta kohë me vitet 1990, kur ata vendosën sanksione dhe bombarduan Serbinë. As Serbianuk  është e njëjtë, as pozicioni ynë ndërkombëtar nuk është i njëjtë, as bota nuk është e njëjtë. Unë mendoj se Serbia sot është në një pozitë me forcën e saj ekonomike dhe ndërkombëtare partneritetet ruajnë interesat e saj shtetërorë dhe kombëtarë”, tha Popoviç në një intervistë me Novosti.

Që kur Joe Biden fitoi zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zyrtarët politikë serb nuk iu gëzuan fitores së tij, madje deklaruan se Biden është pro Kosovës.

Madje në urimin që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ia dërgoi Joe Biden, i tha se shpresonte që të vazhdonte bashkëpunim të njëjtë sikur me ish-presidentin Donald Trump./Insajderi.com